Stresi nuk ia zgjati dorën, reagojnë nga Instagrami i Vullnetit: Futeni edhe Gold AG me fansat, i përballon të gjithë
Stresi ka qenë i radhës që u fut për 24 orë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Fituesi i edicionit të parë u rikthye për të qëndruar një natë me pesë finalistët, pasi edhe këtij i erdhi fundi.
Me hyrjen në shtëpi, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) i përshëndeti të gjithë banorët, derisa dorën nuk ia zgjati Vullnet Krasniqit.
“Edhe Gold AG me të gjithë fansat futeni brenda. Vullneti i përballon krejt”, kanë reaguar nga Instagrami i gazetarit që siç duket menaxhohet nga të afërmit e tij.
Stresi doli kundër Vullnetit pas deklaratës që bëri në këtë Big Brother si homoseksual.
Ai e kishte ofenduar aq rëndë saqë videon e lëshuan edhe në BBVK për të zbritur 10 mijë euro nga çmimi i madh, gjë që e pranoi Xheneta, edhe pse ...