Wednesday, January 22

Big Brother Kosova

Sara shpërthen në lot/“Është e lehtë të jesh dashnoria e Drilonit”, Gresa shpërthen kundër Sarës.
Big Brother Kosova

Sara shpërthen në lot/“Është e lehtë të jesh dashnoria e Drilonit”, Gresa shpërthen kundër Sarës.

Sara Kolami ka shpërthyer në lot brenda shtëpisë së famshme të Big Brother Vip Kosova pas një debati të fortë mes shoqes së saj, Gresa dhe Xhenetës. E gjitha nisi pas diskutimit për të shikuar filmin ku ka marrë pjesë Sara në rolin e stjuardesës “Dashuri dhe Turbulenca”. Gresa i është drejtuar Sarës duke i thënë se ajo nuk është një aktore por rolin në atë film e ka fituar për shkak të fizikut dhe jo talentit. “Rolet që ti i ke luajtur i ke fituar për shkak te fizikut dhe trupit tënd. Është e lehtë me lujt stjuardesën. Është shumë e thjeshtë me lujt dashnoren e dikujt. Roli qe ti ke luajtur është shumë i thjeshtë,” është shprehur Gresa. Në këtë debat është përfshirë dhe Xheneta e cila thotë se nuk mund të quhesh aktore kur nuk ke një bagazh, nuk të bën atkore një film, është s...
Xuxi-Drilonit për Sarën: Kjo 30 vjeç e ti 24 qysh mendon se ka me të dashtë
Big Brother Kosova

Xuxi-Drilonit për Sarën: Kjo 30 vjeç e ti 24 qysh mendon se ka me të dashtë

Xuxi ka ngacmuar Drilonin për raportin e tij me Sarën. Ai madje u shpreh se Driloni mund t’i pëlqejë Sarës, por që ajo e don Xuxin. “Pash Zoti a mendon që ty mundet me të dashtë Sara më shumë se mua, qysh more kjo 30 vjeç e ky 24. Ti ndoshta i pëlqen, por mua më donë”, u shpreh Xuxi teksa Driloini iu përgjigj shkurt ‘mua më donë më shumë’. Gresa, në anën tjetër, e pyeste Xuxin se çfarë ka lidhje mosha, pse po paragjykon?. Por për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
SKANDAL: “Olsa më tha…”, Xhuli zbulon se çfarë ndodhi dhe pse u largua papritur nga shtëpia e BBVK
Big Brother Kosova

SKANDAL: “Olsa më tha…”, Xhuli zbulon se çfarë ndodhi dhe pse u largua papritur nga shtëpia e BBVK

Ish-banorja e edicionit të parë të “BBVK”, Xhuliana Nura, u bë mbrëmë për pak kohë pjesë e shtëpisë. Ajo ishte pjesë e një gare ku banorët do të garonin në grupe se kush përgatit pitet me të mira. Por, Xhuli u largua pa pritur duke mos dhënë sqarime sa ishte në shtëpi. Ajo pastaj publikoi një video ku ka treguar se arsyeja e largimit ishte producentja Olsa Mahmuti. “Arsyeja pse dola është sepse sipas Olsës që vendos shumë gjëra në emision, tha se ke ba shumë reklamë bizneseve tua. Sfidën e fitoi Drenusha pasi e kam testuar piten në dhomën e rrëfimit”, tha Xhuli.
Produksioni nuk poston videon: Xheneta/Gresa dhe Sara moren informacione prej Xhulit, nga jashtë.
Big Brother Kosova

Produksioni nuk poston videon: Xheneta/Gresa dhe Sara moren informacione prej Xhulit, nga jashtë.

Xheneta përgjatë një bisede me Lelën, Drenushën dhe Leon ka ngritur dyshime për marrje të informacionit nga Gresa prej Xhulit. Ndër të tjera Xheneta u shpreh se nuk do të merret me Gresën më aspak. “S’ki çka mu merr me të, veç e dhez atë në lojë dhe e lë atë brenda”, tha Xheneta. Xheneta u shpreh se Gresa dhe Sara tentuan në çdo moment të flisnin me Julin për të nxjerrë informacione.
Deklarimi i Gresës për orientimin e Vullnetit, ai është GAY.  Rovena: Të gjithë e kemi ditë si informacion
Big Brother Kosova

Deklarimi i Gresës për orientimin e Vullnetit, ai është GAY. Rovena: Të gjithë e kemi ditë si informacion

Banorët e Big Brother VIP Kosova të mbledhur në oborr kanë diskutuar për deklarimet e Gresës mbi orientimin seksual të Vullnetit. Rovena u shpreh se mënyra se si e shprehi Gresa këtë deklarim ishte si me hakmarrje. Mes tjerash, ajo u shpreh se si informacion për orientimin seksual të Vullnetit e kanë ditë të gjithë banorët veçse ishte Gresa ajo që e përdori këtë. “Gresa e përdori atë ndaj teje, të gjithë ne e kemi ditë në një far mënyre – e kemi ditë si informacion të jashtëm. Por, vetëm njëri mund ta përdorë, mënyra se si e trajtoi ra me të dy këmbët brenda” u shpreh Rovena. Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
Gjesti hakmerret ndaj Lelës, ia merr produktet e grimit (VIDEO)
Big Brother Kosova

Gjesti hakmerret ndaj Lelës, ia merr produktet e grimit (VIDEO)

Gjesti është hakmarrë ndaj Lelës pasi kjo e fundit i ka fshehur cigaret e tij elektrike. Kësisoj, ai ia ka marrë të gjitha produktet e grimit të saj teksa të gjithë banorët i kërkuan që mos t’i prishë ato produkte, transmeton Klankosova.tv. Por a i prishi Gjesti produktet e saj të grimit, e çfarë ndodhi mes tij e Lelës mund të kuptoni duke klikuar në videon në linkun më poshtë.
‘Do të afrohet momenti që do zihemi keq’, Driloni i kërkon sqarim Sarës për raportin tyre
Big Brother Kosova

‘Do të afrohet momenti që do zihemi keq’, Driloni i kërkon sqarim Sarës për raportin tyre

Driloni i ka kërkuar llogari Sarës për raport me të për çka u shpreh se ka ndryshuar shumë. Sara u shpreh se nuk ka asgjë teksa inkurajoi Drilonin që të vazhdoj siç të dojë vetë, transmeton Klankosova.tv. “Unë nuk kam asgjë, ti bëjë çfarë të duash sepse çdo herë që të kam thënë diçka ti më thua Sara mos u përziej e mos mi ngre nervat. Vazhdo e jepi drejtim”, u shpreh Sara. Sara, mes tjerash, i tha se është duke u afruar momenti që do të zihen shumë keq, por këtë gjë e mohoi Driloni. Për të kuptuar më shumë nga diskutimi i tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.
Leo dhe Drenusha akuzojnë Gjestin se po frikësohet nga Driloni (VIDEO)
Big Brother Kosova

Leo dhe Drenusha akuzojnë Gjestin se po frikësohet nga Driloni (VIDEO)

Leo dhe Drenusha kanë pasur disa akuza kundrejt Gjestit. Të dy e akuzuan Gjestin se po i frikësohet Drilonit dhe me të njëjtin s’po guxon që të kapet, transmeton Klankosova.tv. Gjesti demantoi deklarimet e tyre duke u thënë se edhe me Drilonin është përplasur dhe se të njëjtin nuk e kursen sikurse edhe banorët e tjerë. Për të parë më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
‘Ja kom maru kulaçin, u kry çdo sen’, banorët bëjnë shaka pas përballjes së Gjestit me Anisën (VIDEO)
Big Brother Kosova

‘Ja kom maru kulaçin, u kry çdo sen’, banorët bëjnë shaka pas përballjes së Gjestit me Anisën (VIDEO)

Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë bërë shaka teksa Gjesti tregonte për përballjen që pati në studio me ish-konkurrenten, Anisa. Banorët i treguan Gjestit se kanë qeshur me deklarimin e tij se ia ka maru kulaçin Anisës për ta nxjerrë nga shtëpia, transmeton Klankosova.tv. “Anisa ka ra pre keq, e ka kry. U kry çdo sen, s’disha çka po donë ajo më, ja thash çka pata e u mundu me bo filma, po u kry çdo sen”, u shpreh Gjesti. Për të parë më shumë se çka tha Gjesti për përjetimin e tij në studio, klikoni videon në linkun më poshtë.