Klan Kosoves nuk po i del e keqja që Gjesti vazhdoi spektaklin në Top Channel
Ditën e premte, Klan Kosova dhe produksioni i BB VK ka filluar të merret sërish me Gjestin. Ata kanë publikuar linjën e jetës të Gjestit në Instagram.
Një vendim ky që nuk ka ndodhur asnjëherë në BB VIP, linja e jetës të personazheve është transmetuar gjatë kohës teksa banori është në shtëpi, apo kur futet. Por transmetimi pasi banori është eleminuar e ka dhënë intervistën në studio dhe ka vazhduar jetën e tij, nuk ka ndodhur.
Klan Kosova realizoi në primen e djeshëm të BB VK, fjalime ku ata ishin të parët, ata e prodhuan Gjestin. I uruan suksese Gjestit, u përpoqën ta denigrojnë Gjestin me nota ngacmuese dhe tani kthehen sërish tek ai. Duket se tashmë çdo gjë për ta rrotullohet rreth Gjestit, një veprim ky aspak etik e profesional....