“I kapa telefonin, çfarë nuk pashë”/ Xumi tregon si zbuloi tradhtinë e partneres
Xum Allushi, një ndër personazhet që është bërë pjesë e Big Brother VIP4, ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga partnerja e tij.
Ai tha se ishte 27 vjeç kur ishte në një lidhje që ndihej shumë i dashuruar, por u zhgënjye shumë dhe pësoi një fazë depresioni.
“Me një gocë tjetër u ndava se ishte rritur në Amerikë, me kulturë tjetër, ishte princeshë e babit, ishte e llastuar. Më mërziti me një muhabet, i thash me mirëkuptim dhe u ndamë në 2021. Pas dy javësh u njoha me një gocë. E ndjeja që 27 vjeç do ndodhte diçka e keqe në jetën time. Njoha një gocë dhe me atë u puqa si puzzle. Ishte tipi im version femër, kemi bërë shumë gjëra me të. Kam ndejt 6 muaj 24/7. Nga nuk shkonim gjithë kohës. 5 muaj, me atë u dashurova.
Ajo femër kishte 100 gjëra, 99 i kishte të këqija ajo femër. 1 gjë e kisht...