Xumi ironizon produksionin: “S’jam lëpirës, unë e bëj spektaklin…”
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Xum Allushi, mungoi në studion e spektaklit mbrëmjen e djeshme, duke mos qenë mes ish-konkurrentëve.
Kjo mungesë ngriti dyshime te publiku, sidomos pas njoftimit se 3 ish-banorë do të rikthehen në lojë përmes televotimit.
Lidhur me situatën, Xumi ka bërë një reagim në Instagram, ku shpreh falënderimpër Top Channel, por nuk e kursen edhe një thumb ndaj produksionit:
“Përshëndetje të gjithë miqve të mi të zemrës dhe atyre virtual. Ju falenderoj për çdo mesazh që më dërgoni dhe për çdo urim që më jepni. Arsyeja pse kam vendosur të hesht, se nuk isha i pranishëm dje në studio, duke qenë i mirëinformuar për rikthimin e banorëve, besoj se është e kuptueshme. Falenderoj produksionin që më dha mundësinë të marrë pjesë në BBV4 dhe shpreh mirënjohje gjithmo...