Seanca e sotme në Kuvend u shoqërua me debate të ashpra dhe tensione mes deputetëve të opozitës, duke degraduar deri në përdorimin e fjalëve banale.
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, i pamundur të fliste nga foltorja e bllokuar prej Agron Shehajt për më shumë se një orë, tentoi të mbante fjalën nga vendi. Gjatë kësaj kohe, pati një përplasje verbale me Shehajn, duke e quajtur “papagall” dhe duke shprehur nervozizëm me sharje të rënda.
“Pusho papagall, na çave trapin! Të q… ropt!”, tha Mziu, ndërsa ngriti edhe një shishe uji drejt Shehajt, por nuk e hodhi. Në përgjigje, situata në Kuvend mbeti e tensionuar, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kërkoi vazhdimisht respekt dhe qetësi.
Mziu akuzoi mazhorancën dhe zv.kryeministren për kurdisjen e situatës, duke thënë se bllokimi i foltores ishte një regji e qëllimshme për të penguar opozitën.
Përplasja mes Mziut dhe Agron Shehaj:
Mziu: Pusho papagall… Na çave trapin. Të q… ropt. Qeveri krimi dhe korrupsioni. Që përdor edhe një papagall si ky që kemi përballë aty. Kemi çmimet më të larta se BE, ia kalojmë dhe atyre…
Spiropali: Zoti Shehaj, kini respekt! Zoti Mziu vijoni flisni nga vendi. Zoti Shehaj! Mbylleni gojën! Ju lutem zonja zv.kryeministre, mos i flisni një njeriu që ka bllokuar foltoren, është në videon e tij.
Mziu: Kjo është një regji e kurdisur nga ju, zv.kryeministrja, ai dhe gjithë patronazhistët tuaj. Është turp, ka dy orë kjo situatë kështu!