Konflikti mes tyre ka ndodhur në rrugë ku qarkullojnë edhe automjete
Një konflikti i dhunshëm mes disa të miturve ka ndodhur ditën e sotme jashtë shkollës “Sami Frashri” në kryeqytet.
Sipas informacioneve, sherri mes nxënësve të kësaj shkolle ka ndodhur pas mbarimit të mësimit.
Siç shihet edhe në pamjet e kapura nga kamerat e një biznesi, fëmijët kanë goditur njëri-tjetrin me shkelma dhe grushte. Ndërkohë konflikti mes tyre ka ndodhur në rrugë ku qarkullojnë edhe automjete.