Gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito fituan një
udhëtim çift në Maldive, i premtuar nga produksioni në bashkëpunim me një
kompani udhëtimesh.
Megjithatë, edhe pas më shumë se dy vitesh, ky premtim nuk është realizuar.
Pavarësisht kësaj, çifti ka vendosur të mos presë më dhe ka organizuar vetë
udhëtimin e tyre në Maldive.
Në një video të publikuar, Luizi shprehet: “Në Maldive, jo falë atyre të tjerëve që
rrejnë”, duke nënkuptuar zhgënjimin e tij me produksionin për mosmbajtjen e
premtimit.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP 2”, çifti fitoi edhe një udhëtim
tjetër në Bodrum të Turqisë, të cilin e realizuan në gusht të vitit 2023
Pavarësisht sfidave, Luizi dhe Kiara po shijojnë pushimet e tyre në Maldive, duke
ndarë momente të veçanta me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.