“Të vjen inati që s’ta kam dhënë, shko merre te Bernardi”, Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Një debat i ashpër ka shpërthyer në dhomën e makijazhit në Big Brother VIP Albania, mes Gjesti, Loredanës dhe Jozit. Shkak për këtë përplasje është bërë një bisedë e mbetur pezull nga spektakli i së martës, ku Gjesti ka përmendur një koment që Jozi kishte bërë, duke përdorur metaforën e “biberonit”.
Gjatë momentit të tensionuar, Gjesti iu drejtua Loredanës, duke thënë: “Ky (Jozi) mua më ka thënë s’të jap biberonin”.
Kjo frazë nxiti menjëherë një kundërpërgjigje nga Jozi, i cili tha: “Të vjen inat që s’të kam dhënë biberonin, shko merre te Bernardi”. Ky koment i Jozit përfshinte një referencë ndaj Bernardit, një banor tjetër i shtëpisë, që ka folur hapur për orientimin e tij seksual.
Atmosfera në dhomën e makijazhit u bë edhe më e tensionuar pas kë...