Gjesti xheloz për Eglin? Çfarë ndodhi mes tij dhe instruktorit, me këtë gocen këtu më avash
Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit ka kaluar në një fazë të tensionuar pas një diskutimi të gjatë mes tyre, që ka ndodhur natën e kaluar.
Sipas bisedave të tyre, duket se Egli ka vendosur të ndërpresë miqësinë me Gjestin, pas një deklarate të këtij të fundit, ku ai pranoi se ende mendonte për ish-partneren e tij, Xhenetën, si dhe shumë momente intime mes tyre, të iniciuara nga vetë ai kanë qenë aktrim.
Gjatë ditës së sotme, dy instruktorë të rinj të palestrës, një djalë i huaj dhe një vajzë shqiptare, kanë bërë prezantimin e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Kur ata kanë hyrë, Gjesti ka reaguar në një mënyrë të papritur, duke i kërkuar instruktorit të mos e prekë Eglin, duke thënë:
“Atë vajzën… mos e prek”.
Ky gjest është interpretu...