Lori Hoxha ka bërë një postim që ka ngjallur kureshtje në rrjetet sociale. Trashëgimtarja e Top Channel ndau një foto me mbishkrimin: “Ka puls”, një shprehje që është bërë e njohur falë Gjestit, një prej banorëve më të komentuar të Big Brother VIP.
Ky postim ka ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një mbështetje të hapur ndaj tij, apo thjesht një rastësi. Kujtojmë se Gjesti ka fituar simpatinë e publikut që nga hyrja e tij në shtëpi, duke u bërë një prej emrave më të përfolur të këtij edicioni.