Egli dhe Gjesti xheloz për Jozin dhe Loredanën, SKENARET për t’iu prishur dasmën
Tanimë ashtu si ndodh çdo vit dhe është kthyer në një traditë, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” do të zhvillohet një dasmë.
Me shumicë votash, banorët zgjodhën këtë vit që çifti i cili duhet të “kurorëzohet” të jetë Jozi dhe Loredana. Por, ky lajm nuk është pritur mirë nga disa banorë, kryesisht Gjesti dhe Egli të cilët akoma nuk janë një çift i deklaruar.
Duke diskutuar, Gjesti i shprehet Jozit që do të jetë ai që do e prishi dasmën e tyre.
Sakaq, Egli refuzon të marrë pjesë në dasmën që do të zhvillohet, teksa duke parë fustanet e nusërisë me Livian dhe Rozanën, ajo shprehet me ironi se do të zgjedhë fustanin për dasmën e saj.
“Kam dasmë sonte, martohem vetë”, ka thënë ajo.