Saturday, February 1

“Kam pak frikë”/ Egli flet për raportin me Gjestin: E ndjej

Raporti i Egli dhe Aldos në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka qenë me ulje dhe ngritje. Rrugëtimi i tyre nisi qetë, por me hyrjen e Gjestit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gjërat ndryshuan mes tyre.

Egli dhe Aldo kanë patur debate të forta me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Por ditën e sotme ata janë ulur dhe kanë biseduar me njëri-tjetrin duke folur për ndjenjat e banores.

“Kam pak frikë¸ nuk dua të gaboj. Po e shijosh shumë këtë gjënë tani, me uljet e ngritjet, se nuk mund të them se jam gjatë gjithë kohës mjaltë, jo. E ndjej ta bëj por kam frikë. Nuk dua të eci me mendjen kur kam qenë 20 vjeç”, tha Egli.

Pjesë nga biseda:

Egli: Edhe pala tjetër ndjen

Aldo: Ça ndjen, shoqëri, vlerësim, respekt?

Egli: Jo vetëm kaq, thjesht ai ka keqinterpretuar kur unë kam thënë që kam marrë gjëra të mirëqena. E ka marrë për këto skenat demostrative si të thuash. Ndërkohë ato i kam ditur edhe unë që nuk është natyra që bën. E kam kuptuar që nuk është natyra romantike që vjen e të ngre në ajër. E kam kuptuar që ato kanë që skena të krijuar enkas, jo ajo që unë vërtetë kam marrë. I kam thënë që e kam marrë në gjëra shumë të voglë, në një shikim, në një fjalë, prekje dore, buzëqeshje, ku nuk kemi pasur fare tendencë as të atrojmë e asgjë. Unë kam marrë këto dhe thashë shumë të vogla, e më ka thënë që ka diçka të vërtetë brenda. Patjetër që edhe unë mendoj diçka kur i bëj. Patjetër që të kam parë, e kam thënë a mund të kem diçka nesër me këtë vajzën, a mund të jetë kjo vajza gruaja ime

Aldo: Ça mendon se i mungon atij ndaj teje?

Egli: Asnjë nga ne nuk është gati për asgjë më tepër

Aldo: As ti nuk je gati?

Egli: Kam pak frikë¸nuk dua të gaboj. Po e shijosh shumë këtë gjënë tani, me uljet e ngritjet, se nuk mund të them se jam gjatë gjithë kohës mjaltë, jo. E ndjej ta bëj por kam frikë. Nuk dua të eci me mendjen kur kam qenë 20 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *