Klajdi zbulon SEKRETIN që habiti banorët: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, kur ishim tek Ethet…
Prej mbrëmjes së djeshme, Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana ndodhen në një dhomë të ndarë prej banorëve të tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”
Prej mbrëmjes së djeshme, Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana ndodhen në një dhomë të ndarë prej banorëve të tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.
Ata u dënuan nga Vëllai i Madh për shkak të prishjes së rregullave. Ditën e sotme Klajdi ka vendosur që të hapet me Rozanën, edhe pse me të ka patur debate mjaft të forta me të.
Këngëtari i ka zbuluar një sekret banores, duke i thënë se ka qenë i dashuruar me këngëtaren e dashur për publikun, Elvana Gjata.
“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, kam ndjerë për të kur kemi qenë tek Ethet, pasi qëndronim gjatë gjithë kohës në prova bashkë dhe këndonim bashkë”, ka thënë Klajdi.
...