Gazetarja Klotilda Harka ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka diskutuar disa nga temat më të përfolura të momentit nga showbizi.
Gjatë intervistës ajo është ndalur kryesisht tek banorët e “Big Brother VIP Albania”, duke dhënë opinionin e saj për situatat brenda shtëpisë. Ajo ka folur veçanërisht për një nga banorët më të komentuar, Gjestin, për të cilin bëri një deklaratë shumë të fortë.
Gazetarja tha se këngëtari ka qenë i martuar që para se të hynte në Big Brother dhe se këto fjalë kanë dalë nga njerëz që e njohin atë nga afër.
Ndërkohë, sa i përket pëlqimit të Eglit kundrejt tij, Harka ka thënë se atë afrimitet e sheh më tepër si një strategji nga ana e banores.
“Një farë tërheqje ajo e ka, edhe pse është kundërshtuar shumë nga banorët e tjerë. Patjetër që po e bën dhe për dronat, është një farë strategjie kjo. Egli është një vajzë e mprehtë, e ka kuptuar që Gjesti është i dashur për publikun jashtë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me ish-të dashurin e saj, Olsin.
Gjesti i tha: ‘Largohu se kam grua jashtë’. Nuk e di se për kë grua e ka, për Xhenetën apo për dikë tjetër. Se mendohet që Gjesti ka qenë i martuar që para se të hyjë në “Big Brother”. Këto fjalë kanë dalë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin nga afër atë. Kaq mund të them”, tha ajo.