Tuesday, January 28

“Egli ka aftësinë për t’u shtirur”/Bernardi komenton çiftet në BBV4: Më vjen keq për Loredanën!

Iftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Bernard Hulme, i cili e përfundoi rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri prime-in e së shtunës. Bernardi foli më shumë për eksperiencën e tij në këtë format, si dhe ka dhënë mendimin e tij për disa nga banorët brenda shtëpisë…

Si të duken çiftet brenda shtëpisë, Jozi me Loredanën dhe Egli me Gjestin?

Gjesti është një karakter shumë energjik, më kujton vajzën time të vogël. Egli po kalon një fazë në lidhje me izolimin dhe strategjinë e saj. Me ardhjen e Gjestit ka parë një spirancë ku mund të mbahet. Më shumë Egli po e përdor lidhjen e saj se sa Gjesti. Më duket se Gjesti ka filluar të kuptojë që Egli e ka për lojë dhe kjo mund të justifikojë ftohtësinë e tij. Egli e ka aftësinë për t’u shtirur.

Loredana ka ndjenja për atë djalë, e kam mbështetur me sa kam pasur mundësi, çdo këshillë ka qenë e barabartë me ato që do i jepja vajzës sime. Për Loredanën më vjen keq nëse nuk arrin ta menaxhojë këtë situatë siç duhet. Këshilla ime është që të ndjekë zemrën, sepse nëse bëhet cikla-cikla do i marrin banorët e tjerë dhe do i rindërtojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *