“Këto fjalë kanë dalë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin nga afër atë”
Gazetarja e njohur, Klotilda Harka, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për disa nga lajmet më të bujshme të momentit nga showbizi.
Harka u ndal veçanërisht edhe te banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, më saktësisht te Gjesti. Lidhur me këngëtarin, gazetarja bëri një deklaratë shumë të fortë.
Pjesë nga intervista:
A e mendon të vërtetë këtë pëlqimin e madh që ka Egli për Gjestin, apo të duket se po e përdor për lojë?
Një farë tërheqje ajo e ka, edhe pse është kundërshtuar shumë nga banorët e tjerë. Patjetër që po e bën dhe për dronat, është një farë strategjie kjo. Egli është një vajzë e mprehtë, e ka kuptuar që Gjesti është i dashur për publikun jashtë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me ish-të dashurin e saj, Olsin.Gjesti i tha: ‘Largohu se kam grua jashtë’. Nuk e di se për kë grua e ka, për Xhenetën apo për dikë tjetër. Se mendohet që Gjesti ka qenë i martuar që para se të hyjë në “Big Brother”. Këto fjalë kanë dalë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin nga afër atë. Kaq mund të them.