Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP 4”, banorët u vendosën përballë një ‘zinxhir shpëtimi’, por nuk iu tregua arsyeja
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP 4”, banorët u vendosën përballë një ‘zinxhir shpëtimi’, por nuk iu tregua arsyeja.
Në fund të zinxhirit ngelën Egli dhe Gjesti. Të dy dhe banorët e tjerë menduan se ata janë në nominim ‘kokë më kokë; me njëri-tjetrin, por në fakt nuk ishte aspak ashtu. Ata realizuan një lojë për të fituar cigare.
Por mënyra se si banorët zgjodhën për të shpëtuar njëri-tjetrin ka krijuar debat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo që e pranon që ka gabuar në zgjedhjen e saj është Livia që tha emrin e Valbonës, pasi kjo e fundit shpëtoi Jozin.
Ditën e sotme Livia ka patur një debat me Loredanën, ku është përfshirë edhe Jozi.
Në këtë debat nuk kanë munguar ofendimet ku e para e nisi Loredana që iu drejtua Livias me ‘debile, e paedukatë, kafshë’.
“Ti preferon të rrish nën sqetullën e Rozanës se sa të mbash qëndrimin tënd”, i tha banorja.
Ndërkohë Livia shpërthen ndaj saj kur ajo i afrohet afër:
“Njerëz pa tru, injorante”.
Pjesë nga debati:
Livia: Ti iu bie sorrave
Loredana: Ti preferon të rrish nën sqetullën e Rozanës se sa të mbash qëndrimin tënd
Livia: Erdhi Jozi me të fol për ty, duhej me i thënë Jozi shtyhu pak sepse ju jeni një gjë unike pa tru
Jozi: Bravo
Loredana: Ti nuk nxjerr argumentin, përfundimisht ti je kafshë, ti nuk je njeri
Livia: Me njerëz si puna jote po. Nuk shkoj i thërras vajzat debile, mi largo duart o njeri pa logjikë, pa tru, ik e mëso diçka se je bosh
Lordana: Edukata jote
Livia: Nuk u them të tjerëve debil
Loredana: Ti bërtet si kafshë, cila është edukata
Livia: Injorante
Loredana: Më nxjerr argumentin
Livia: Ça argumenti me nxjerrë, a nuk ke parë boll nga ky djalë?