Mbrëmjen e së martës, Drilon Rama ishte live për të sqaruar situatën me Eduard Kuqin, pas akuzave të këtij të fundit për mungesë respekti. Kuqi pretendoi se e kishte përkrahur gjithmonë Ramën, por nuk kishte marrë të njëjtin trajtim në këmbim. Përballë kësaj situate, Driloni ndjeu nevojën të shpjegonte publikisht qëndrimin e tij, duke pranuar se marrëdhënia e tyre ka qenë
e komplikuar, por kjo nuk ka ndikuar në vlerësimin e tij për Kuqin.
Ndërkohë, Drilon Rama nuk harroi të komentojë edhe për Gjestin, i cili aktualisht është pjesë e Big Brother VIP Albania 4.
Ai u shpreh se e mbështet plotësisht dhe bëri thirrje që edhe të tjerët ta përkrahin, duke marrë parasysh vështirësitë që Gjesti ka kaluar për të arritur në Shqipëri.
“Gjesti e kam parë që është në Shqipëri, duhet me e përkrah të gjithë tani. Krejt që kanë qenë pas meje, jepni gaz për Gjestin. Është shumë djalë i mirë, e ka
shumë vështirë se për më shumë se dy muaj ka ndenjur në Kosovë edhe direkt me shku në Shqipëri është tepër e rëndë”, u shpreh Rama.
Ai foli edhe për përvojën e tij personale në izolim, duke theksuar sa e vështirë është për një konkurrent të përballet me presionin psikologjik të Big Brother:
“Nuk e keni idenë se çfarë është izolimi, sa vështirë ka qenë. Unë jam shumë njeri i fortë, por në Big ka qenë shumë vështirë ndonjëherë. Si po dal, si anej si këndej.
Është shumë i mirë, po mundesh me i bë shumë dëm vetes”, tha ai