Fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka dhënë mendimin e saj për banorët e edicionit të katërt të BBVA
Fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka dhënë mendimin e saj për banorët e edicionit të katërt të BBVA, duke shprehur mbështetje për Laert Vasilin dhe duke kritikuar Rozana Radin.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në “Instagram”, aktorja ka treguar se është me Laertin deri tani, duke e shoqëruar me një emoji buzëqeshjeje.
Ndërkohë, për Rozanën, Egla nuk ka hezituar të lërë një koment të ashpër, duke i thënë asaj se publiku tashmë ka krijuar një opinion të qartë për të.
“Me cilin je në BBV 4 dhe çfarë mendon për Rozanën, Gertën?”, e ka pyetur një ndjekës.
“Jam me Laertin deri tani. Për Rozanën nuk ka nevojë të komentoj se publiku shikon qartë çfarë “gjelle” je. Mendoj që kur të vijë koha, Rozana dej nga shtëpia para Gertës”, është përgjigjur Egla Ceno.