Si po e përjeton Egli qëndrimin në shtëpi pa Gjestin? Banorja shkruan në pasqyrë… (VIDEO)
Që pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Gjesti, Klajdi, Rozana dhe G-Bani ndodhen në një dhomë të arreduar si ‘shpellë’
Që pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Gjesti, Klajdi, Rozana dhe G-Bani ndodhen në një dhomë të arreduar si ‘shpellë’. Kjo për shkak se ata kanë thyer rregullat e Vëllait të Madh dhe si pasojë u dënuan.
Egli që mbrëmë u duk se u mërzit shumë për faktin që nuk do e ketë Gjestin nëpër shtëpi, pasi banorët e tjerë nuk kanë të drejtë komunikimi me ta.
Edhe ditën e sotme gjatë një bisede me Livian, Egli u shpreh se ishte shumë e mërzitur pasi i mungonte shumë banori.
Pak më para, Egli ka marrë duke shkruar disa gjëra te pasqyra që Gjesti ka pranë krevatit të tij. Ajo ka shkruar shprehjen që banori përmend herë pas here në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Nubi jem, s’ka puls”, ka shkruar banorja në pasqyrë të shoqëruar edhe me një zemër të kuqe.
Kujtojmë se mbrëmë gjatë prime, Egli dhe Gjesti patën një debat me njëri-tjetrin pasi dolën disa video ku ai dhe Rozana po flisnin për të dhe e quajtën “posesive”.