Gjatë një bisede me Rozanën, G-Bani ka bërë një deklaratë të papritur për Danjën
Gjatë një bisede me Rozanën, G-Bani ka bërë një deklaratë të papritur për Danjën, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Ai ka treguar hapur pëlqimin e tij për të.
Banori u shpreh se nuk mund të fokusohej kur e shikonte dhe dëgjonte zërin e saj.
“Jo e admiroj, por e adhuroj. Ç’fokusohem kur e shikoj dhe kur ia dëgjoj zërin. Paraqitja, veshja, klasi… kur e shikoj fikem”, – tha ai, duke lënë të kuptohet se ka një dobësi të madhe për Danjën.
G-Bani shtoi se pikërisht për këtë arsye ka preferuar të flasë hapur dhe të thotë çfarë mendon.
“Ngaqë është kështu situata, e kam lënë t’i japë gojës. Ka thënë epitetet, ka thënë fjalë, mendova se do reflektojë”, tha këngëtari.
Kujtojmë se G-Bani më herët ka shprehur pëlqimin e tij për Valbonën, të cilën e njohu po në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Po pas debateve që patën bashkë dhe pasi banorja shprehu pëlqimin e saj për Laertin, ai u shpreh se nuk do fliste më për këtë gjë.