Teksa u duk se Rozana dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, sot ata patën një debat mjaft të fortë
Teksa u duk se Rozana dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, sot ata patën një debat mjaft të fortë. Të ndodhur në ‘shpellë’ për shkak se u dënuan nga Vëllai i Madh për shkelje të rregullave, ata u përplasën me njëri-tjetrin kur G-Bani tha se Rozana e bëri shok banorin pas 3 dronëve që erdhën për të.
“Që kur kam ardhur ditën e parë më ka gjuajtur edhe kjo, kur e ka parë se sa është ora… prej dronëve”, bie dakord Gjesti me G-Banin.
Më pasi ai i kthehet Rozanës dhe i thotë që ‘tek unë hajde me strategji më të fortë’.
“Kur të vish tek unë e të thuash nuk po të gjej askund se veç me Eglin po rri, nuk është e vërtetë. Edhe nëse unë jam me Eglin, vjen edhe më thua a mundesh 1 munitë, mos më thuaj se unë kam ikur prej shtëpie dhe nuk po më gjen askund”, i tha Gjesti.
Pjesë nga debati:
Rozana: Jemi marrë vesh me sy të dy bashkë. Kur vij te ti dhe ti e di që unë nuk vij me strategji te ty
Gjesti: Strategji e pastër ka qenë, vetë të kam lejuar të hysh në treshe
Rozana: Unë po dal tani nga kjo treshe
Gjesti: Ti nuk mundesh me dalë, se nuk të lë unë me dalë
Rozana: Kam dalë, kam dalë ta garantoj
Gjesti: Ti ke ardhë tek unë me hy dhe unë të kam hapur derën
Rozana: Unë nuk hy në treshe. Unë ty të kam bërë një nder shumë të madh, ta garantoj
Gjesti: Me strategji, deshe me më bërë mua të flas keq me Eglin. Jo tek unë, se të kam hapur derën. Të kam lënë me hy se e kam ditur logjikën që po vjen
Rozana: Edhe unë ta kam hapur derën, e tani do ta mbyll
Gjesti: Nuk mundesh me e mbyllë