Xheneta Fetahu ka bërë reagimin e saj të parë publik pas daljes së saj nga Big Brother Vip Kosova.
Xheneta ka reaguar disa herë, por sot ka zgjedhur të flasë dhe drejtohet publikut me një shkrim ku iu kërkon të kenë ende durim. Në një postim në Instagram, ajo falenderon publikun për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë rrugëtimit në reality shoë, dhe pas saj.
“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova.
E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista.
Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashte asaj shtepie qe me ndryshoi jeten. Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua.
Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale. Ju lutem, respektoni kufijtë dhe ruani integritetin e familjes sime, aman bile per ata te keni pak meshire kur e nxerni mllefin qe keni brenda.
Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim
E juaja Xheneta”
Ditën e sotme në rrjet po “zien” lajmi se finalistja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu do të hyjë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.
Ky lajm është bërë me dije nga gazetari Lorik Kajtazi i cili gjatë një interviste në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, tha se këtë të shtunë Xheneta do të futet në shtëpinë e “Vëllait të Madh” në Shqipëri.
Ai tha se nuk dihet ende nëse ajo do të jetë banore, apo do të futet thjesht për t’u sqaruar me Gjestin, me të cilin pati një romancë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.