Rozana, Klajdi, Gjesti dhe G-Bani kanë pak ditë që ndodhen të mbyllur në një ‘shpellë’ pasi u dënuan nga Vëllai i Madh për shkak të shkeljeve të rregullave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I pyetur nga Rozana se pse i intereson Gjesti jashtë, G-Bani preferoi të mos i kthente përgjigje, por këtu ndërhyri Klajdi dhe tha: “I interesojnë fansat e Gjestit thua ti?”, e banori e pohoi.
Pjesë nga biseda:
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
G-Bani: Ti Gjestin e ke shok? Sa më ke shok mua. Unë të dhimbsem pak, mishin ma ha po kockat mi ruan
Rozana: Ti më je dhimbsur gjithmonë. Kurse Gjesti s’të dhimbset thua
Rozana: Unë Gjestin e kam shok
G-Bani: Ti të këput në mes. Shok për interes
Rozana: Ça interesi? Më duhet mua të më shpëtosh ti? Ta kam kërkuar ndonjëherë?
G-Bani: Jo moj nuk e ke për interes këtu brenda se nuk je ti aq e cekët sa të shohësh interesin këtu brenda. Këtu je futur për ta fituar vetë me forcat e tua.
Rozana: Kam interes për jashtë?
Rozana: I kam bezdi njerëzit që nuk i çojnë gjërat deri në fund
Klajdi: I interesojnë fansat e Gjestit thua ti?
G-Bani: Besoj se i intereson publiku i Gjestit
Klajdi: Nuk ka ndonjë të keqe Rozana
G-Bani: Sa erdhën 3 dronat, nisi kjo Gjesti, Gjesti
Rozana: Me Gjestin kam qëndruar që ditën që ka ardhur te vaska. I kam thënë Gjestit nëse ka njeri që do i bie në fund, je ti.