Ai ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën brenda shtëpisë, por duke dhënë dhe mendimin e tij për banorët e tjerë…
Iftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ditën e shtunë. Ai ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën brenda shtëpisë, por duke dhënë dhe mendimin e tij për banorët e tjerë…
Çfarë mendon se të penalizoi?
Të qenurit unë, pa skenar, pa strategji. Thashë do hyj duke qeshur, do dal duke qeshur. Nuk u përfshiva shumë në këto pseudo-debatet apo pseudo-lidhjet për të qëndruar më shumë. Pak e ndjeva që mund të dilja. Kisha një shpresë që të qëndroja dhe pak. Mendova se G-Bani do ia fuste prapë kot. Siç kam qenë jashtë, kam qenë aty brenda. Më ka ardhur pak keq për atë shpërthimin me G-Banin por ja që ndodhi. Për mendimin tim G-Bani duhet të kishte dalë kohë më parë, është djalë me fat, publiku e ka pëlqyer, por nuk e ka shfrytëzuar si mundësi.
Si ka qenë raporti yt me Rozanën apo Valbonën që e njihje dhe nga jashtë?
Valbonën e njihja pak nga jashtë. U përpoqa ta mbaj pak me hatër, por me lojën që po bën nuk jam shumë dakord. Nuk e di çfarë po bën me lojën e saj, por më vjen keq se është dhe vajzë, kam motra vetë. Kur flet nuk i përpunon mirë gjërat. Më ka thënë “kur të shkosh në lagje ec anash se do të shtyp me makinë.” Sa për Rozanën, një artist nuk është ashtu siç është ajo. Edhe Bona ka filluar ta imitojë, i kreh bishtin. Aty është garë gënjeshtrash që ia paraqesin publikut.
Po për çiftet brenda shtëpisë çfarë mendimi ke?