Monday, February 3

Rozana dhe Gerta në një debat shumë të ashpër pasi Gjesti u dërgua në spital! “Ndjeva neveri…a nuk ke turp?”

Gjesti ka pësuar një incident gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të njohur të reality show-t, “Big Brother VIP Albania”.

Ai u lëndua pasi Gerta Gixhari, gjatë dasmës së Jozit dhe Loredanës, i hodhi alkool në sy. Si pasojë e këtij akti, Gjestit iu desh të largohej nga shtëpia për të marrë trajtim mjekësor.

Reagimi i Rozanës ndaj Gertës ishte i ashpër, duke e kritikuar ashpër për veprimin e saj. Ajo e quajti sjelljen e Gertës të papranueshme dhe të turpshme.

Ndjeva neveri të madhe kur pashë që po pinte alkool, ndërkohë që i thashë se ka lënduar një djalë 24 vjeç

Në vazhdim, Rozana i drejtoi Gertës një tjetër kritikë të fortë, duke i thënë:

Nuk e di si mund ta mbash kokën lart, a nuk ke turp? Je turp për veten tënde, nuk di të ndash njeriun nga lojtari. Të them të vërtetën, është një djalë që tani ndodhet në spital

Ndërkohë, ndërsa disa nga banorët diskutonin këtë ngjarje dhe Egli që ka shpërthyer në lot, të tjerët vazhduan të festonin dhe të shijonin darkën e dasmës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *