Tuesday, February 4

Loredana e kurorëzuar jashtë shtëpisë së BBV 4? Rozana HABIT me deklaratën

Duket se shtëpia e “Big Brother VIP 4” tashmë është ndarë në dy grupe. Dinamikat e lojës kanë ndryshuar mbrëmë nga dasma që u zhvillua, ku dhëndri dhe nusja ishin Jozi dhe Loredana.

Dasma e tyre nuk shkoi ashtu siç duhej pasi pati një debat mes Gjestit dhe Gertës. Kjo e fundit i hodhi dy herë birrë ë fytyrë banorit, duke shkaktuar shumë debat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Duke qenë se Gjesti u largua nga shtëpia për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe u rikthye pas pak orësh, ai sot kërkonte nga banorët detaje se çfarë ka ndodhur kur ai nuk ishte.

Rozana vendosi që t’i tregonte diçka që i kishte rrëfyer Loredana për veten e saj. Sipas këngëtares, banorja është e kurorëzuar. Ajo është e ndarë me partnerin e saj, por ende rezulton e martuar.

Pjesë nga biseda:

Rozana: Do të tregoj një gjë tani? Vetëm se unë e di që ti do të vraposh direkt, për mua mos vrapo direkt

Gjesti: Ça më kanë ikur mua detaje nga mbrëmë që nuk isha, dua të mi tregoni

Rozana: Jo nga mbrëmë. Loredana më ka treguar mua një ditë këtu, kam qenë në living, momentalisht është e martuar Loredana

Gjesti: Është e martuar?

Rozana: Është e kurorëzuar me një djalë jashtë

Gjesti: Jo moj

Rozana: Po me partnerin e saj, me të cilin është ndarë

Gjesti: Kurorëzim në letra

Rozana: Nuk ka të drejtë të martohet

Livia: Thuaj sa burra ke

Gjesti: S’ka mëshirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *