Iftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ishte Klajdi Musabelliu për të folur për këngën e re me Irkenc Hykën, por edhe për të komentuar situatat dhe banorët e “BBV4”!
Unë nuk e di çfarë ndodhi me Bernardin, me ato pickimet e veta nuk e kuptova kurrë. Nuk e kam fare problem çfarë nxjerr Bernardi nga goja. Po të ishte e vërtetë do e pranoja me krenarinë më të madhe, por mua më pëlqejnë vajzat.
Në një lidhje telefonike, ish-banori i “BBV4”, Bernardi u shpreh:
Klajdin e kam shumë shok, më vjen keq që nuk arritëm të rrinim shokë deri në daljen time, unë i propozoj një projekt muzikor që Klajdit i përshtatet shumë…. Ajo ishte një deklaratë që thjesht nga sjelljet dhe bisedat që kam bërë me të tre ju. Ishte diçka që unë e thashë në kuadrin që nëse ti sot ke nevojë, unë do jem këtu për ty për çdo suport që ti ke nevojë.
Klajdi: Unë u përpoqa të të pajtoj me Gertin, unë kam qeshur me deklaratën tënde. Jam treguar më shumë se shok me ty, s’të kam mbajtur inat. Kur ia fala G Banit që më nxorri nga shtëpia, që u mbyll ëndrra ime për shkak të tij që më nxorri nga vetja, çfarë mos ti fal Bernardit… Me ka mërzitur mamin, unë jo. Mami e kishte marrë shumë keq deklaratën e tij.