![](https://dylbianews.org/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-05-at-1_hd-1280x720-1-1024x576.jpg)
Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” u organizua një dasmë, me protagonistë Loredanën dhe Jozin. Por ky event festiv u kthye shumë shpejt në “sherrnajë” të madhe mes banorëve.
Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës. I ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel pak minuta pasi u përjashtua, ai tha se kishte zgjedh krahasim të tepruar, por shtoi se nuk i drejtohej atij drejtpërdrejtë dhe se Gjesti u viktimizua. Ai tha se Kosovën e përfaqëson më mirë ai sesa Gjesti.
Nuk ia thashë aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Me erdhi keq për Lorin, Bonën, Aldon, Danjën. Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet. Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë Kosovarët jam unë.