Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Valbona shpërthejnë në lot
Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”
Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” për shkak të ofendimeve shumë të rënda që bëri ndaj Gjestit.
Të prekura nga largimi i Jozit, ato nuk i kanë mbajtur lotët ndërsa kanë debatuar edhe me banorët e tjerë, duke thënë se edhe ata kanë bërë veprime të rënda.
Kujtojmë se Jozi u përjashtua për gjuhë denigruese dhe ofenduese ndaj Gjestit, teksa këtë të fundit e quajti “kopil shkjau”.