Joz Marku është përjashtuar ditën e sotme nga shtëpia e Vëllait të Madh, pas një debati që pati me Gjestin, ku i bëri një ofendim shumë të rëndë.
Gjesti e ka pritur shumë mirë këtë vendim të Vëllait të Madh, ku madje para se Jozi të largohej përfundimisht i tha ‘ka masa Joz, faleminderit Vëllai i Madh”.
Më pas ai ka patur debate të shumta me disa prej banorëve që nuk kanë reaguar ndaj ofendimit që Jozi i bëri atij, duke i thënë ‘kopil shkine’.
Por jo vetëm kaq, pasi gjatë mbrëmjes, teksa ai kishte në dorë një kitarë vendos që t’i dedikojë një këngë ish-banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
“Jozi nuk është më me ne. Jemi gëzuar, jemi gëzuar, jemi bërë me fluturuar. Na ka, na ka ofenduar, në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar”, këndon Gjesti teksa në dorë ka një kitare.