relaksimi teksa banorët janë mbledhur në oborr për të shijuar tingujt e këndshëm të kitares së Tiri Gjocit dhe zërave të bukur të Egli Takos dhe Gjestit.
Ata shijuan meloditë e disa këngëve latine, përfshirë hitet e artistit “Maluma”, dhe në një moment, teksa po ndiqte vijën melodike, Gjesti filloi të improvizonte duke krijuar kështu një këngë që, sipas tij, do të bëhet një super hit.
Në këtë moment krijues, Egli iu bashkua Gjestit duke kënduar zërin e dytë duke krijuar një harmoni të këndshme.
Mes të qeshurave dhe emocioneve të banorëve, ata filluan të shkruanin tekstin e kësaj kënge të re, që u duk tejet ritmike dhe e ndjerë. Mezi presim që të dëgjojmë versionin e plotë dhe të finalizuar të këngës!