“Më mungoi kur isha në Kanada…”
Indriti ka treguar me banorët e shtëpisë historinë e njohtjes me partneren e saj:
Kisha për të bërë një klip në Tiranë dhe i shkruaj një agjencie modelingu, i kërkoj disa modele dhe më thotë kjo që nuk donte të merrte pjesë të ky klipi. Unë merresha me artistat e rinj ato kohë. Te grupi i agjencisë marr numrin e kësaj dhe i shkruaj, e ftoj për darkë. Më thotë që ‘jo nuk para dal shumë dhe nuk kam qejf të dal.’ I thash pse çfarë ka, e para tha jam 17 vjeçe. I thash ty do të marrë në Kanada se ti je për andej. I them kur të rritesh më shkruaj.(qesh) Pas 6 vitesh kthehem nga Mali i Zi sa isha në Kanada dhe duke shkuar për të fjetur në shtëpi më thotë një shok që hajde shkojmë pimë diçka. Kjo më pa në lokal, më njohu dhe më bën ftesë në Instagram. Më shkruan që pse nuk ma kthen follow-in. Pash që e kisha ngjitur tavolinës. Ajo ishte me një shoqe. të nesermën i thash meqë je rritur do e hamë atë darkën.(qesh) E marr te shtëpia ku rrinte me shoqen. Bëm vetëm gallata. dolëm shpesh dhe më pas nisem për Kanada. Në Kanada kur ika më mugoi dhe më thotë që unë nuk të pres shumë.