Në qershor të vitit të kaluar Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë përrallore, “sekrete” në Toskana të Italisë.
Gjithçka që deri më sot ka dalë nga ajo dasmë ka qenë me pikatore. Madje, madje dhe Arbanën nuse e kemi parë aq sa ajo dhe ka dashur!
Ka qenë vetë moderatorja më herët, disa javë pas dasmës, e cila postoi disa foto për së largu ku shihej në altar me burrin e ëndrrave e të jetës së saj, Eduartin.
Por, mbrëmjen e së enjtes moderatorja ka vendosur që të tregohet “dorë lëshuar” duke na servirur një video të një prej ditët më të lumtura të saj, sigurisht pas ditëve të lindjes së tre vogëlushëve të saj.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, Arbana ka postuar pamje të shkëputura nga dasma ku ajo shihet teksa shkëlqen me fustanin e nusërisë.