Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “BBV4” është zhvilluar “Big Love”, ku të gjithë ndjekësit e këtij programi apo të afërmit e banorëve mund t’i dërgojnë një mesazh mbështetës njërit prej tyre. Kuptohet që mesazhi i dërguar nuk duhet të përmbajë informacion nga jashtë.
Shumë mesazhe kanë emocionuar banorët ditën e djeshme e disa edhe i kanë habitur. Një prej tyre ka ardhur për Rozanën, dhe personi që e ka dërguar quhet ‘Olta’.
Siç të kam thënë, të uroj fitoren. Olta
Menjëherë pas kësaj, motra e Gertës dhe njëkohësisht ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari ka reaguar me një video duke u shprehur se nuk është ajo personi në fjalë. Edhe pse nuk e dimë pse vjen ky reagim i Oltës, kur emri Olta mund të jetë i cilido personi që mbështet Rozanën.