![](https://dylbianews.org/wp-content/uploads/2025/02/livia1_sd-1024x576.jpg)
Teksa të gjithë mund të mendonim se kjo histori ka marrë fund, diçka ndodh dhe na shton akoma më shumë pikëpyetjet
Teksa të gjithë mund të mendonim se kjo histori ka marrë fund, diçka ndodh dhe na shton akoma më shumë pikëpyetjet.
Një mesazh emocionues erdhi për Livian nga i cili banorja u përlot. Ky mesazh po aludohet se është nga ish-partneri i saj, Mevlani.
“Flej me ty e zgjohem me ty, nuk e di çfarë Zoti ka shkruar për ne të dy por di të them që dashuri më të fortë në jetën time unë nuk kam provuar. Inshallah me fitore. Melo”, thuhet në mesazh.
![](https://gsh.top-media.al/media10/livia.png)
“Të dua, të dua, të dua. Është hera e parë që e bërtas në këtë vend, por të dua shumë”, ia ktheu Livia.
Në rrjet u tha se mund të ketë qenë Mevlani pasi vetëm pak ditë më parë solli edhe këngën e re të quajtur “Melo”, që ka të njëjtin nofkë si në mesazh.
Kujtojmë se Mevlani do bëhet baba me partneren e re, ndaj lind pyetje; është ndarë që dërgoi këtë mesazh?