Egli Tako, ish-banorja e “Big Brother VIP”, ka hedhur poshtë zërat që qarkullonin në rrjet se emri i saj i vërtetë ishte Agllai.
Ajo e ka sqaruar këtë çështje gjatë një interviste të fundit, duke shpjeguar se Agllai është në fakt emri i nënës së saj.
Ajo tregoi se dëshira e familjes ishte që t’i vendosnin emrin Agli, por për të evituar një shqiptim të keq në Amerikë, vendosën ta ndryshonin në Egli.
Kjo deklaratë ka hedhur poshtë menjëherë lajmin që qarkulloi për muaj me radhë, duke treguar se Egli nuk quhet Agllai.

