Publikohen pamjet nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit në Pejë

Publikohen pamjet nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit në Pejë

Janë publikuar pamje tronditëse nga aksidenti tragjik me motor që ndodhi në fshatin Qungur të Pejës, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit dhe fituesit të “Big Brother VIP”, Gjesti.

Në fotot e siguruara nga mediat në Kosovë, shihet trupi i pajetë i të riut i mbuluar me çarçaf në anë të rrugës, pranë vendit ku ndodhi përplasja fatale mes motoçikletës dhe një veture. Aksidenti ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga shpejtësia, duke i marrë jetën 15-vjeçarit.

Këto pamje të rënda kanë rritur dhimbjen dhe reagimet e publikut, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Familja Kelmendi ka marrë ngushëllime nga shumë figura publike dhe artistë të estradës.

Showbizz