Ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, solli shumë momente prekëse dhe dëshmoi humanizmin mes figurave publike.
Mes shumë të pranishmëve, ish-partnerja e reperit, Egli Tako, u pa në një gjendje të rëndë emocionale.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Egli shfaqet duke qarë me të madhe, pamje këto që kanë thyer zemrën e ndjekësve dhe dëshmojnë dhimbjen e saj të sinqertë.
Ky reagim i saj, pavarësisht se kohët e fundit u distancua nga Gjesti duke e cilësuar lidhjen e tyre si “lojë” pas daljes nga “Big Brother VIP”, tregon se ajo i ka qëndruar pranë Gjestit për të ndarë dhimbjen e madhe të humbjes.
Prania e saj dhe e figurave të tjera të njohura tregoi solidaritetin e komunitetit artistik.

