Sara Hoxha ka folur në “Goca dhe gra” për herë të parë për raportin me Ledrin, pas ndarjes.
“Marrëdhënia me Ledrin është mirë. Një marrëdhënie prindërore, ku gjëja më e rëndësishme është Poi dhe që ajo të ndihet e dashur edhe e mbështetur. Mendoj që deri tani ja kemi dalë”- tha ajo ndër të tjera.
Sara u pyet edhe për zerat për një lidhje të mundshme mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt, por zgjodhi të mos komentojë.
Ajo tha se me Ledrin kanë raporte vetëm sa i takon Poit, gjithsesi shtoi se ai ka të drejtën të jetë i lumtur dhe ia uron këtë gjë.

