FOTO// Ronela Hajati i uron ditëlindjen partnerit të saj me një foto intime

FOTO// Ronela Hajati i uron ditëlindjen partnerit të saj me një foto intime

Këngëtarja Ronela Hajati ka konfirmuar edhe një herë romancën e saj të re, duke i uruar ditëlindjen partnerit me një foto intime të publikuar në rrjetet sociale.

Ronela e kishte mbajtur të fshehtë lidhjen për disa muaj, por tashmë e ka bërë publike.

Ajo ka shpërndarë në InstaStory një fotografi të përbashkët ku shihen duke qeshur pranë njëri-tjetrit.

Ronela e shoqëroi postimin me urimin: “Gëzuar ditëlindjen ‘baby’! Uroj të marrësh çdo gjë që zemra jote dëshiron”.

Megjithëse Ronela zbuloi portretin e partnerit të saj, ajo ende nuk ka bërë publik emrin e tij, duke treguar se ai nuk është një personazh i njohur për publikun.

Ky urim i hapur i këngëtares ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët tashmë presin të mësojnë më shumë rreth partnerit të ri të Ronelës.

Showbizz