Arbana Osmani reagon ndaj ngacmimeve të Elsa Lilës

Arbana Osmani reagon ndaj ngacmimeve të Elsa Lilës

Moderatorja Arbana Osmani ka bërë një reagim të tërthortë por domethënës ndaj thumbit të Elsa Lilës, e cila la të kuptohej se nuk ishte ndjerë mirë në emisionin “Mirëmbrëma Yje” për shkak të “personit që kishte përballë”.

Elsa Lila u shpreh se qetësia e saj në një intervistë “ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, nga personi që kemi përballë,” duke nxitur spekulime se ishte Arbana Osmani shkaku i “agresivitetit” të saj.

Arbana Osmani zgjodhi t’i përgjigjet me një video ironike në InstaStory. Ajo shpërndau një montazh të bërë nga faqja @mjekërrziu1, i cili bashkon fjalë nga emisione të ndryshme me kukulla të animuara.


Në këtë video, zëri i Elsa Lilës i ishte vendosur kukullës Izma, e cila është antagonistja dhe personazhi më negativ në filmin vizatimor “Çmenduritë e Perandorit Kusko”.

Ky veprim i Arbanës, e cila në stilin e saj diplomatik nuk e mohon, por as nuk e konfirmon qëllimin, u interpretua nga publiku si një thumb i fortë dhe i drejtpërdrejtë ndaj Elsa Lilës, duke sugjeruar se ajo nuk ishte një e ftuar aspak pozitive apo e sinqertë.

Showbizz