Të martën mbrëma, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” janë futur edhe 8 persona të rinj
Të martën mbrëma, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” janë futur edhe 8 persona të rinj. Në fakt janë 7 banorë pasi janë edhe një burrë e grua që luajnë si 1 lojtar, Brisieda dhe Jori.
Shtatë banorët e rinj janë vendosur te dhoma e ‘xhuxhave’, aty ku do të qëndrojnë deri të shtunën.
Briseida, njihet për historinë e saj të dashurisë, pasi është e martuar me Jorin, një djalë 10 vite më i vogël se ajo.
Ajo i ka habitur banorët e rinj si dhe publikun me një deklaratë që ka bërë për dashurinë e saj të parë.
“Unë akoma dua të parin që kisha. Të dashurin e parë që më ka dhembur zemra, atë njeri nuk e harroj sa të jetë jeta. Lutem për të dhe familjen e tij. Më respektojnë dhe i respektoj”, u shpreh Briseida, duke shtuar: “Kalova 10 vjet me të, është babai i fëmijës. Të hedh poshtë 10 vite. As më ka vrarë, as më ka prerë”.
Më pas Briseida shprehet se ish-burri i saj jeton në Amerikë dhe se për ditëlindje i shkon në shtëpi.