Wednesday, January 22

“Është situatë serioze”/ Egli flet për Xumin: S’më pëlqen, shkoi direkt te trëndafilat në shtrat…

Xumi ka shprehur pëlqim për Eglin, madje nuk ka kursyer surprizat për të

Xumi ka shprehur pëlqim për Eglin, madje nuk ka kursyer surprizat për të. Por duket se Egli është ndier vazhdimisht e bezdisur nga kjo situatë.

Në një diskutim gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 4”, Egli u shpreh se është bërë protagoniste e historisë, pa qenë vetë e përfshirë. Nga ana tjetër, Xumi pohoi se ndjen diçka për Eglin.

Replikat gjatë Prime:

Xumi: Pa dashur ta përfshij Eglin në këtë lloj situate, kjo gjë është vetëm unë dhe asaj që ndiej përbrenda. Në momentin e parë që e kam parë, më ka pëlqyer jashtë mase çdo gjë në paraqitjen e saj. Kur kam dëgjuar një pjesë të historisë së saj, kam parë ngjashmërinë me vete. Kam ndjerë diçka përbrenda. Ekziston diçka brenda meje për Eglin, por nëse ajo është ndjerë e bezdisur, unë i kërkoj falje. Është diçka që ashtu e kam ndjerë me zemër dhe ashtu kam vepruar. Unë tërhiqem, por momentalisht kam dëshirë të mbajmë një lloj miqësie mes njëri-tjetrin, pse jo ta njohim pak më mirë njëri-tjetrin. Por nuk dua t’i jap këtë lloj ngjyre që mori.

Egli: Unë e di shumë mirë që një histori dashurie në BBV krijon polemika dhe gjendje pasigurie. Në të gjithë këto banorë, ajo që ka qenë protagonistja e kësaj historie, ka qenë njeriu më i papërfshirë në këtë histori. Unë besoj që Xumi është një djalë me indicie të mira, nuk është i djallëzuar. S’më pëlqen që Xumi ndan shumë detaje me shumë banorë. Pse duhet t’u thotë si i bëhet mishi kokërr. Xumi shkon dhe bën të fundit, vendos trëndafila në shtrat, që s’ma ka bërë askush pa e njohur mirë më parë. Nuk më bind me mënyrën si ka vepruar. Xumi ka zgjedhur të shkojë direkt te trëndafilat me inicialin tim në shtrat. Unë ndiej një lloj sikleti kur Xumi vjen ulet dhe të gjithë sytë drejtohen aty. Të gjithë merren më po të njëjtën situatë. Unë kam për detyrë të mbaj përgjegjësi për atë që unë nxjerr nga goja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *