Thursday, January 23

Kë do shmangte sa më shumë? Stresi komenton banorët e BBV 4: Laerti, patrioti që sa pi dy gota verë…

Gjatë një interviste në “Live From Tirana” Stresi u ngacmua pak dhe mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë reperi i njohur, Stresi, për të folur më shumë mbi si ka nisur ky vit për të, çfarë të rejash do të kemi së shpejti, por jo vetëm.

Stresi u ndal dhe te reagimet e fundit në rrjet, pas deklaratës së Bernardit të bërë në “Big Brother VIP”, ku pranoi publikisht se është homoseksual… Po ashtu Stresi u ngacmua pak dhe mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Si do të veproje ti po të ishe në “Big Brother VIP” me secilin nga banorët? E nisim me Rozanën:

Po të isha aty, do isha krahë femrave. Për femrat flitet keq fatkeqësisht, është gabim i madh të gjykosh një femër pa e njohur. Unë vij këtu nga gabimet. Nëse kam folur keq për një femër, kërkoj falje publikisht. Si mund të flasësh për të kaluarën e një femre. Do u kisha dalë në mbrojtje, por jo padrejtësisht.

Si do veproje me Eglin?

E njoh Eglin nga ekrani, është njohur si ish-partnerja e dikujt. Duket vajzë e mirë, e kulturuar.

Po me Gerta Gixharin?

Edhe këtë e kam njohur si motra e dikujt tjetër. Duket çapkëne. Di të artikulojë.

Me Amber Candy?

Nuk besoj se do isha në debate me të, do e shmangia sa më shumë.

Me Valbona Mhillin?

Kam njohur një tjetër Valbona jashtë, një tjetër brenda. Është shumë gocë e mirë, e sjellshme, e kulturuar, aty e shoh ndryshe.

Po Laerti?

Laerti, patrioti që sa pi dy gota verë, fillon e flet greqisht…

G-Bani?

G-Bani është djalë i drejtë, por duhet të tregojë dhe atë anën tjetër. Ka veti më të mira.

Loredana?

E njoh që në kohën e Top Fest. E kam pasur shoqe. Kam vite pa e parë, është gocë e mirë. /TAR/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *