Hyrja e Gjestit në “Big Brother VIP 4” ka trazuar paksa ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ai ka patur debate të ndryshme, madje edhe me Gertin, me të cilin u bë pjesë e reality show-t në një natë.
Mbrëmë ata duket se kanë patur një debat me njëri-tjetrin, ku situata ka përshkallëzuar. Debati i tyre ka kaluar në ‘kërcënime’ nga Gerti kundrejt Gjestit.
Gerti: Ti me gojë me vëllain mund të bësh ça do lloj spektakli. Gojën tënde të vogël unë e përballoj si ta hapësh ti, në ça do lloj përmasash ta hapësh ti. Herës tjetër kur ta gjuash Gertin, pyete mirë, pyete veten e kam këtë lloj stature, këtë lloj formimi ti gjuaj Gertit. Se Gerti del nga format pastaj dhe ty s’do të volisë fare, pastaj se Gerti do të vij në mes të Prishtinës ku je ti. Po të them që Gerti do të vijë të tregojë të gjitha llojet e formave
Gjesti: Pse ja prek dorën njeriut, është në tension mos e prek
Gerti: Me dorë mos e prek më Gertin
Gjesti ruajti qetësinë, duke mos i reaguar në të njëjtën formë, por që sigurisht ky moment ka bërë xhiron e rrjetit.