Dronët dhe parashutat janë disa nga surprizat që fansat mendojnë t’iu bëjnë banorëve të tyre të preferuar në “Big Brother VIP”, për të treguar mbështetjen që kanë. E një gjë e tillë ka ndodhur që nga edicioni i parë i reality show-t.
Një ditë më parë, Gjesti është surprizuar nga fansat e tij, të cilët i kanë dërguar 3 parashuta shumë të veçanta. Një parashutë ishte me flamurin e Shqipërisë, një tjetër me flamurin e Kosovës dhe i treti me flamurin e UÇK-së.
Tre parashutat qarkulluan sipër shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, në mbështetje të banorit, i cili është përlotur nga kjo surprizë e veçantë.
Por si surprizë nga fansat nuk kanë munguar as helikopterët, e këtë e kujtoi sot ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Julian Deda. Ky i fundit ka bërë një postim në “Instastory” ku shprehet se ‘nuk e ke idenë sa të shijojnë kur je brenda katër mureve”.
E jo vetëm kaq, pasi aktori i njohur se duhet thyer rekordi i tij me katër helikopterë, dhjetëra drone dhe 12 parashuta.
“Kur shoh drona e parashuta në Big Brother. Kam nostalgji për dhjetëra drone, 12 parashuta dhe 4 helikopterët e mi. Nuk e ke idenë sa të shijojnë kur je brenda katër mureve të Big Brother…!
Meqë ra fjala, rekordin e 4 helikopterëve duhet punë me e thy”, shkruan ish-banori i BBV 3.