VIDEO// Për herë të parë, shtëpia e BIG BROTHER do jetë dy katëshe, në Kosovë.

VIDEO// Për herë të parë, shtëpia e BIG BROTHER do jetë dy katëshe, në Kosovë.

Producentja ekzekutive e “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), Olsa Muhameti, ka rritur ndjeshëm kuriozitetin për edicionin e katërt të spektaklit, duke lënë të kuptohet se shtëpia e famshme mund të jetë këtë vit dykatëshe.

Nisja e BBVK4 është konfirmuar zyrtarisht për datën 17 Nëntor, me moderatorë sërish Alaudin Hamitin dhe Jonida Vokshin. Ndërkohë që pritjet për banorët janë në kulmin e tyre, Olsa Muhameti ka ndarë një video të shkurtër në InstaStory.

Në këtë video, ajo shfaqet duke u ngjitur në disa shkallë brenda shtëpisë së reality show-t, duke ngritur pyetjen: Mos ndoshta shtëpia e këtij sezoni të ri do të ketë një kat të dytë?

Ky detaj i pazakontë, i publikuar vetëm 3 ditë para nisjes së BBVK4, tregon se produksioni ka përgatitur ndryshime të mëdha strukturore, duke e bërë ambientin më të madh dhe më dinamik për banorët dhe lojën.

Showbizz