Pa filluar mirë, ka nisur “lufta” mes BBVK dhe BBVA

Pa filluar mirë, ka nisur “lufta” mes BBVK dhe BBVA

Përballja mes “Big Brother VIP Albania” dhe “Big Brother VIP Kosova” ka nisur zyrtarisht në rrjetet sociale, ende pa filluar transmetimi, teksa të dy produksionet kanë publikuar videot e tyre promovuese.

“Big Brother VIP Kosova” konfirmoi i pari nisjen e sezonit të katërt, i cili fillon mbrëmjen e nesërme, më 17 nëntor.

Ndërkohë, “Big Brother VIP Albania” ishte në qendër të aludimeve se mund të mos kishte një sezon të ri këtë vit, zëra të lidhura edhe me ndarjen e përfolur mes Sara Hoxhës dhe Ledion Liços.

Por, të gjitha këto aludime morën fund kur të dyja faqet publikuan videot zyrtare. “Big Brother VIP Kosova” konfirmoi dyshen e prezantuesve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi me një video të publikuar rreth një javë më parë, e cila deri më tani ka grumbulluar mbi 856 mijë shikime.

Nga ana tjetër, “Big Brother VIP Albania” konfirmoi nisjen në Dhjetor dhe prezantuesin Ledion Liço. Videoja promovuese e BBVA, megjithëse e publikuar më vonë, ka kaluar menjëherë shifrën e 1 milion shikimeve.

Kjo ka shënuar edhe “luftën” e parë të klikimeve mes dy spektakleve mjaft të ndjekur dhe të preferuar të publikut në Kosovë dhe në Shqipëri, duke treguar interesin e jashtëzakonshëm për të dyja formatet.

Showbizz